Dy të arrestuarit e sotëm, njëri ish-këshilltar i Agim Veliut e tjetri i Selim Selimit

E publikuar: 30/03/2021 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona janë arrestuar të martën lidhur me keqpërdorime në Telekom. Dy prej tyre ishin këshilltarë të ish-minstrave Selim Selimi e Agim Veliu.Bëhet fjalë për ish-zyrtarët Trim Musliu dhe Armend Osaj.

Musliu ishte edhe këshilltar i Selimit. Ata dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut. Burimet e Express-it kanë konfirmuar edhe arrestimin e Denis Ceman i cili ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ndërkaq personi i katër është K.M, vëllai i Trim Musliut.