Të martën fillon vaksinimi kundër Covid-19, bëhen përgatitjet në sallën “1 Tetori”

E publikuar: 29/03/2021 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit kundër Covid-19. Në këtë sallë është vendosur edhe stafi mjekësor që do ta kryej këtë shërbim që do të nisë të martën.

Pas arritjes së dozave të para të vaksinës kudër Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës, ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të nisë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, ku fillimisht do të vaksinohen personeli shëndetësor si dhe personat e moshës mbi 80 vjeç më sëmundje kronike me gjendje më të rëndë.