Të mërkurën, (dje) nëntë herë fituesja e Grammy, Rihanna ngacmoi me komentin duke shkruar së shpejti do të publikojë një këngë të re.
Diva e muzikës pop po festonte momentin historik të të qenit artistja e parë femër me ngjyrë që ka një album të kalojë pesë vite rresht në Billboard 200, transmeton lajmi.net.
“Mirënjohëse për mbështetjen e fansave në rrethin tim”, shkroi Riri – e cila mburret me 330.1 milion ndjekës të mediave sociale. “Urime për të gjithë ata që kontribuan në këtë epokë, faleminderit ekip”, ka shkruar tutje Rihanna.
Një përdorues i Instagramit e nxiti atë të tregonte se shumë shpejti do lansojë një këngë, Rihanna u përgjigj: “Mendoj se duhet së shpejti”.
Ishte azhurnimi i parë që CEO i Fenty Beauty ka dhënë për albumin e saj të nëntë në studio të vonuar prej shumë muajsh pas paralajmërimit.
“Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë dhe kur të jem gati ta jap atë në mënyrën që unë ndjehem e mirë, do të dalë,” tha artistja e njohur korrikun e kaluar për ET.
“Ju nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do të jetë e vlefshme. Unë nuk do ta nxjerr vetëm sepse njerëzit po presin. Është zgjatur kaq shumë, do ta bëj të vlefshme”, ka thënë Riri.
Ndryshe, Rihanna ka qenë duke u përqendruar në kompaninë e saj të kozmetikës, librin e tryezës së kafesë dhe linjën e brendshme tre-vjeçare me vlerë të raportuar prej 1 miliard dollarësh.