Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takimin me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin ka qenë konstruktiv në të cilin siç ka thënë ai është diskutuar pozicioni i Osmanit karshi akterëve politikë, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se seanca për presidentin mund të thirret nëse ka pajtueshmëri edhe nga akterët tjerë politik, ndërsa ka thënë se do të ketë edhe një takim tjetër me Osmanin.“Takimi është zhvilluar në atmosferë të mirë.
Ai tha se kanë diskutuar edhe pozicioni e saj karshi akterëve partiak. Do të kemi edhe një takim të ardhshëm, tha Abdixhiku.“Zgjedhja e presidentit duhet të ndodh brenda afatit të shkurtër kohor.
Në të ardhmen bashkëpunimi mbetet i hapur me ata që përputhen me LDK-në. S’mund të ketë qëndrime individuale por vendimet i merr në organet e saja më të larta”, tha ai.


















