Arianit Bytyqi nga Këshilli për Çështje Ligjore në KQZ ka njoftuar se kanë pranuar 13 kërkesa për zëvendësimin e deputetëve. Sipas tij nëntë kërkesa kanë ardhur vetëm nga LVV-ja, shkruan Gazeta Express.
“Këshilli për çështje ligjore sot ka shikuar rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas kërkesës së ardhur dje. Në total ka shqyrtuar 14 kërkesa për zëvendësim të deputetëve e prej të cilëve 9 janë nga LVV-ja, një nga KDTP, një nga IRDK, një nga AAK dhe një nga NDS”, ka thënë ai.
Më tutje Bytyqi ka kërkuar që të votojmë rekomandimin për zëvendësimin e këtyre deputetëve.
“Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave ne konsiderojmë që kanë kaluar të gjitha flitrat ligjor dhe kërkojmë edhe këtu që të kalojë ky rekomandim për zëvendësimin e deputetëve”, ka thënë ai.
Ky rekomandim i Këshillit për Çështje Ligjore u miratua nga anëtarët e KQZ-së.

















