Reperja me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi, gjatë këtyre muajve të fundit ka qenë shumë e lakuar në shtypin rozë.Kjo për shkak të ribashkimit me reperin Mozzik, pushimet luksoze e po ashtu edhe për një album të përbashkët të çiftit që do të lansohet së shpejti.
Ndonëse po ecën mjaft mirë në jetë e karrierë, 25 vjeçarja vazhdon të jetë mjaft aktive edhe me imazhe e video në rrjetet sociale.
Ajo duket në formë të mahnitshme dhe shumë ndryshe ngaqë e kemi parë me flokë kaçurrela.Krijuesja e hitit “Angst” akoma është duke shijuar pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubai.
Pas ribashkimit me Mozzik, Loredana ditë më parë bëri një postim duke shprehur dëshirën për një fëmijë të dytë.Ajo dhe reperi shqiptar janë prindër të një vajze të quajtur, Hana.