Një 21 vjeçare ka vdekur si pasojë e koronavirusit në mjekimin intensiv në QKUK.
Valentina Fejzullahu, vetëm 21 vjeç ka ndërruar jetë sot në mjekimin intensive në QKUK. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë gazetarja e shëndetësisë, Jehona Zhitia, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
Virusi korona ia paska marr jeten edhe Valbona Fejzullahut 21 vjeç
Ajo qe sa dite luftoj me semundjen COVID 19, ne gjendje te rende ne mjekimin Intensiv ne QKUK.
Ndjeje dhimbje te madhe per familjen Fejzullahu e cila humbi vajzen e vetme Valbonen, ne moshe te re.
I shpreh ngushellime Nene Habibes e cila nuk u ndal asnje dite duke kerkuar ndihme per vajzen e semure, me kishte adrese per cdo nevoje qe kishte. Frikesohej se do ta humbte vajzen
Valbone, na fal por shteti kaq beri per ty, te la te lidhur ne shtrat per disa vjet, derisa virusi tinzar ta morri jeten, ti ndali enderrat, familjes ua preu shpresat se ti do te sherohesh…
Valbone po me dhemb shpirti….me fal nuk pata mundesi te beje me shume per Ty.


















