Kurti pasi u zgjodh kryeministër: Duhet të jemi të bashkuar ndaj Serbisë

E publikuar: 22/03/2021 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fjalën e tij përmbyllëse kryeministri, Albin Kurti, se duhet të bashkohen pozitë dhe opozitë për dialogun ndaj Serbisë.

Kurti tha se vendimet që do t’i merr do të bazohen në fakte dhe shkencë.

“Deri dje isha kandidati i një subjekti kurse nga sot kryeministër dhe s’ka dyshim që këto zgjedhje ishin historike andaj sot sa jam mirënjohës ndjehem i përulur. Vendimet do t’i bazoj në fakte dhe shkencë, qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve. Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar qeveritar dhe duhet ta kuptoni që në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar”, tha ai.

“Vendin tonë muk mund ta bëjmë nëse rrimë, vendi bëhet nga ata që punojnë dhe shpikin gjëra.Qeveria do të bashkpunojë ngushtë me opozitën dhe shoqërinë civile dhe ndaj Serbisë duhet të jemi të bashkuar, andaj na duhet koordinim sidomos ndaj Serbisë dhe në dialog dhe do të kërkojmë diskutim parlamentare”, shtoi ai.

Në fund ai ka lënë një porosi, duke thënë: “Nëse rrëzohemi prapë do të ngritemi më të fuqishëm sepse kurrë nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin që dëshirojmë”.

“Të bashkohemi në bërjen e shtetit. Fitorja ka kuptim vetëm nëse i përvishemi punës, secili të japë maksimumin nga vetja e tij”, ka thënë Kurti.

“Kontributi në bërjen e shtetit e kemi obligim. Sfidat janë të mëdha, por edhe aspiratat i kemi të mëdha”.