Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ndërruar qëndrimet sa i përket bisedimeve me Serbinë.
Gashi tha se në programin qeverisës të prezantuar nga Albin Kurti ka parë më shumë qasje populiste se sa program përmbajtësor.
“A ka ndryshuar VV-ja dhe kurti apo ata sot po mundohen të paraqiten ndryshe apo nuk kanë qenë asnjëherë të vërtetë. Po pyes ku janë qëndrimet e juaja të paraqitura rrejshëm si politika e jashtme, ekonomia, bisedimet me Serbinë dhe mirëqenia sociale, cka ofron ky fjalim i quajtur ekspoze për qeverinë e ardhshme. Po shohim qasje populliste… e duke ofruar asgjë duke përdorur gjuhë abstrakte”, tha Gashi.

















