Lumir Abdixhiku, kryetar dhe deputet i LDK-së në seancën e votimit të Qeverisë së re ka thënë se kryeministri i ri që do të zgjedhjet duhet t’i kujtojë vetës së nuk është i zgjedhur i vetëm votuesve të tij dhe partiakëve, por do të jetë i gjithë qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Abdixhiku ka thënë se kryeministri i ri nuk duhet të sillet me arrogancën e numrave.“Kryeministri duhet ta kuptojë se qasja e tij nuk është e një opozitari refuzues, por i një njeriu me pushtet apsolut”“Sot përmbyllet cikli i votuesve të Kosovës që ata kanë vendosur të përfaqësohen dhe të tjerët qe kanë vendosur të mbesin në opozitën.
Respekto i vullnetit qytetar është standard i lartë. Si opozitë e re këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse e respektojnë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju e nesër me ne. Si përfaqësues i shumicës ju takon të bënë mbartjen e pajtimit shoqëror”, ka thënë Abdixhiku.


















