Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar planin qeverisës, ku tha se do të bëjnë reforma në shëndetësi, drejtësi e arsim. Tutje ai shtoi se do të ngrisë padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Pas shumë pengesave ajo sot po bëhet realitet dhe jemi mbledhur këtu për të njetësuar vullnetin e qytetarëve. Pandemia mbetet sfida kryesore dhe pa humbur kohë me ministrin e MSh-së do të fillojmë luftimin e pandemisë dhe brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60% të popullsisë, drejtësia arsimi dhe ekonomia kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është më i rëndë për qytetarët, ankthi i vazhdueshën për gjetjen e një vendi të punës është shtuar. Do të fillojmë me reformën në drejtësi dhe procesi i vettingut do të vazhdojë aty ku ka mbetur vitin e kaluar. Arsimi do të reformohet dhe shkollat tona duhet të kthehen në vende, dhe do të rishikojmë kurikulat në arsimin e hershëm. Do të bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës”, tha Kurti.
Ai ka thënë se do të ndahen mjete edhe fëmijët, nënat e papuna.
“Për fëmijët deri në dy vjet do të ndahen nga 20 ero ne muaj. Për nënat e papuna do të ndahet një pagë minimale dhe në këtë mandat do të hapim afër 160 çerdhe të reja. Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur.
Synojmë një ekonomi që del nga pandemia ku ka më shumë hapësirë për gratë, dhe një ekonomi ku ka më shumë prodhim më shumë punëtorë “, tha Kurti.
Ai tha se do të ketë mbështetje për bujqësinë e sportin.
“Do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Kemi 1662 perosna të zhdukur pornjrmi të vetëdijshëm që 22 vjet pas luftës të giithë familjarët duhet ta dijë të vërtetën dhe as një program nuk mund të arrihet nëse nuk ka progres në këtë fushë. Pa njohjen e realitet nga ana e Serbisë nuk do të ketë normalizim të mardhënieve”, tha Kurti.


















