Kurti: Pres letrën e Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë

E publikuar: 22/03/2021 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak çaste pasi Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për media kandidati për kryeministër, Albin Kurti. Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeerisë si mandatar i ardhëshm dhe më pas do të njdekim hapat kushtetues dhe ligjor”, tha Kurti.Tutje, ai nuk zbuloi emrat e ministrave, ai tha se i di dhe së shpejti do t’i marrin vesh edhe gazetarët.“Emrat e ministrave une i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, përfundoi ai.