Aksident trafiku në Suhodoll të Mitrovicës – katër të lënduar

E publikuar: 20/03/2021 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka nodhur sonte, rreth orës 21:00, afër fshatit Suhodoll të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti, në të cilën janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”.