Hoxhaj falënderon Ramën për vaksinimin e mjekëve kosovarë në Kukës

E publikuar: 20/03/2021 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për vaksinimin e mjekëve kosovarë në Kukës.

Me këtë rast ai e ka kritikuar Qeverinë Hoti duke thënë se dështoi në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantel-bardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje”.

“Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falënderim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt”.