Zgjidhet Kryesia e re e LDK-së, Haziri e Quni nënkryetarë

E publikuar: 20/03/2021 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike të Kosovës, ka zgjedhur kryesinë e re, në takimin e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të shtunën.

Në këtë takim i cili ka zgjatur afër 30 minuta, janë zgjedhur nënkryetarët dhe sekretari i ri.

Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri Shqipe Mjekiqi janë zgjedheur nënkryetarë.

Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar.

Ahmeti në një deklarim për medie ka njoftuar se Kryesia e re do të mbajë takim.

Ahmeti ka mohuar se në mbledhje është diskutuar nëse do të kenë votë për Osmanin presidente.

“Këshilli ka miratuar propozimet e kryetarit me shumicë votash, vetëm tri vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime” ka thënë ai.