Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”.
Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.
Ndërsa duket se pas suksesit të mini-albumit ajo ka vendosur t`i befasojë fansat e saj edhe me një surprizë.
Ajo ka bërë një marrëveshje me Spotify që fansat e saj të mund të regjistrohen dhe të dëgjojnë këngët e saj falas për 3 muaj rresht.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram duke i lajmëruar fansat e saj se mund të regjistrohen deri me 31 mars.