Presidenti Aleksander Vuçiq, ka pritur në takim ambasadoren e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji të cilën e ka falenderuar për mosnjohjen e Kosovës, shkruan pink.rs.“Presidenti Vuçiq falenderoi Nigerinë për respektimin e ligjit ndërkombëtar duke respektuar integritetin dhe sovranitetin e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e vetshpallur nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq është shprehur se pret që ambasada e Nigerisë të rihapet në Beograd.“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë Vuçiq.

















