Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj regjistrohet si deputet

E publikuar: 18/03/2021 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhet regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së tetë në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tashmë për të qenë pjesë e kësaj legjislature është nënshkruar edhe Armend Zemaj, i cili vazhdon të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Zemaj tha se për herë të gjashtë deputet, në vendin ku ligjvënësit vihen në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.

“Sot e gjithmonë, sa krenar, aq detyrues ndaj çdo vote dhe qytetari në rrugën e shtetndërtimit. Faleminderit”, shkroi ai.