Bunjaku: Diferenca e madhe në vota mes Abdixhikut dhe Hazirit ishte taktikë e Qunit

E publikuar: 15/03/2021 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lumir Abdixhiku është zgjedhur lideri i ri i LDK-së, duke u përmbyllur procesi i zgjedhjes së kryetarit në raundin e parë. Abdixhiku ka fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë.Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë.Lajmin për humbjen e Hazirit nuk e ka pritur mirë zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku
.Ajo ka mbështetur Hazirin për pozitën e të parit të LDK-së, derisa ka thënë se diferenca e madhe në vota mes Hazirit dhe Abdixhikut mund të ketë ardhur për shkak të tërheqjes nga gara të Anton Qunit.“Edhe unë nuk e kam pritur atë diferencë kaq të madhe. Kjo ishte taktikë e zotit Quni, dhe besoj që delegatët e tij kanë votuar për Lumirin.

Arsyet për tërheqje zoti Quni i ka thënë në media, e ka menduar që duhet të tërhiqet dhe është tërhequr. Unë mendoj që delegatët nuk kanë pasur asnjë trynsi në votim”, ka thënë ajo.Bunjaku e ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se duke marrë parasysh përvojën e Hazirit, ai e ka merituar që të jetë në krye të LDK’së.

Megjithatë, ajo ka thënë se e pranojnë rezultatin e djeshëm, dhe se Kuvendi Zgjedhor i mbajtur dje ka qenë i rregullt dhe transparent.