Këto janë pikat e diskutimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që do të mbahet nesër

E publikuar: 15/03/2021 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eugen Cakolli nga KDI thotë se mbledhja e Kryesisë së legjislaturës së kaluar për seancën konstituive, shërben vetëm për çështjet teknike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Postimi i plotë:

Mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, lidhur me përgatitjet për seancën konstitutive, shërben vetëm në aspektin teknik, për të caktuar rendin e ditës dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë.