OBSH: Nuk ka prova për proboleme nga AstraZeneca

E publikuar: 15/03/2021 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.OBSH-ja tha të hënën se është duke i rishikuar raportet se kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë.Disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e saj, pasi dhjetëra njerëz të vaksinuar kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.
Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë këtë vaksinë, ndërsa më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se organizata do t’i analizojë këto indcidente dhe se gjetjet do t’i komunikohen menjëherë publikut.“Sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë nga virusi”, tha Lindmeier.Agjencia Evropiane e Barnave, e cila gjithashtu po rishikon incidentet e mpiksjes së gjakut, ka thënë se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.
Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”.AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike.