Një person nga fshati Bresalcë i Gjilanit ka njoftuar policin se afër shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer(predhë). Lajmin për Infosot e ka bërë Fetah Syla, sipas tij predha e pa shpërthyer është gjetur rreth 10 metra afër shtëpisë së tij, raporton Infosot.com.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë e mortajës).
Nuk raportohet për ndonjë incident.

















