Ambasadori gjerman uron VV-në: Qeveria të formohet shpejt e të zgjidhet presidenti

E publikuar: 13/03/2021 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar përmes profilit të tij zyrtar në twitter pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e 14 shkurtit.

Diplomati gjerman ka uruar Vetëvendosjen për atë që Rohde e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50 % të votave.

“Mirë që u certifikuan rezultatet.
Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka thënë Rohde.

Ai tutje ka thënë se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjet e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.

“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde.