Një 19 vjeçar është arrestuar këtë të enjte, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në një grabitje të armatosur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.
Këtë për Klan Kosova e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj: një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura”.
“Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale”, ka thënë Borovci.

















