Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohen shtatë persona

E publikuar: 09/03/2021 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Gjakovë-Prizren, konkretisht në fshatin Bishtazhin.

Në aksident u përfshinë dy automjete ku u lënduan shtatë persona, njëri nga ta në gjendje të rëndë.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bishtazin, ku dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë. Vetura e cila ishte në drejtim për në Prizren bën tejkalim të pasigurt dhe godet veturën në pjesën e parme”.

“Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shtatë persona ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka pësuar thyrje të nofullës”, tha Xhurkaj.