Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

E publikuar: 09/03/2021 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, Besnik Tahiri, njofton Zyra e Kryeministrit. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.