Rezidenca në perëndim të Londrës, e marrë me qira më parë nga super ylli i muzikës pop Rihanna, ka ulur 4.5 milion pound nga çmimi i saj i kërkuar pasi nuk arriti të tërheqë blerës të mundshëm.
Fillimisht ajo ishte e listuar për 32 milion pound nga agjencia e pasurive Aston Chase në muajin shtator 2020, kurse tani është në dispozicion me çmimin e reduktuar prej 27.5 milion pound, transmeton lajmi.net.
Shtëpia u mor me qira më parë nga Rihanna për një periudhë dy vite e gjysmë me një kosto të raportuar prej 18,000 pound në javë.
Rezidenca vjen e plotë me një garazh që zënë deri në dhjetë makina, një palestër, gjashtë banjo, dy kate të tëra për argëtim si dhe mobiljet me stil të përdorura nga Rihanna gjatë kohës së saj kur qëndronte në kryeqytet.
Ajo ka po ashtu një kopsht luksoz të peisazhit, prona pesë katëshe përmban gjithashtu ngrohje nën dysheme dhe madje edhe një ashensor për mysafirët, ajo ka një kuzhinë me plan të hapur një dhomë pritjeje dhe dhomë familjare.
Hapësira argëtuese është rregulluar në mënyrë që zonat e relaksimit dhe kohës së lirë të jenë në dyshemenë e kopshtit, ndërsa hapësirat më zyrtare janë në nivelin e ngritur të tokës.
Në katin e kopshtit ndodhet një dhomë dyshe e rregulluar për të siguruar një dhomë familjare dhe zonë informale për ngrënie që hapen në tarracën e jashtme. Kuzhina e madhe e pajisur plotësisht është plan i hapur me një ishull qendror, bar dhe depo vere të ndara.
Pasi që u kthye në SH.B.A., këngëtarja me ishin e saj Hasan Jammel kaluan më shumë se një vit duke jetuar fshehurazi në Londër përpara se të zbulonin rastësisht në një intervistë në maj 2019 se ajo e kishte bërë shtëpinë e saj.
Rihanna e cila po dilte me miliarderin saudit Hassan Jameel ndërsa jetonte në pronë, para përfundimit të marrëdhënies së tyre në janar të këtij viti tha në një intervistë të mëparshme se pëlqente të jetonte në Londër me anonimitetin që sjell të qenit në një qytet të madh.