Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

E publikuar: 03/03/2021 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i VV’së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje, raporton Gazeta Express. Kurti në një konferencë për media së bashku me kandidatin e VV’së për deputet Boiken Abazi ka thënë ndër të tjera se nuk do të ketë kompromis me postin e presidentit.

I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti.