Fillon procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

E publikuar: 01/03/2021 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar të bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
“Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/51, për respektimin e masave të përgjithshme dhe specifike nga pandemia COVID-19, rekomandimeve të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë do të behet nëpërmjet formës elektronike në email adresën [email protected], ndërsa formularët e deklarimit të pasurisë duhet të dërgohen të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese”, thuhet në njoftimin për media.Gjithashtu u theksua se Agjencia kundër Korrupsion ka dërguar njoftimin tek të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (zyrtarët kontaktues për deklarimin e pasurisë) që të bëjnë deklarimin e pasurisë sipas afateve kohore të përcaktuara me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave nga data 01 deri më 31 mars 2020.