Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe kreut e Shërbimit Spitalor, Valbon Krasniqin, për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike.
Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Hoti.