Vdes një ish-ushtar i UÇK-së

E publikuar: 25/02/2021 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Afrim Alijaj nga fshati Duajakë.

Për këtë lajm ka njoftuar lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai ka ngushëlluar të gjithë për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij.  Postimi i plotë i tij:  Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.  Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.  Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Pusho në paqe Afrim!