Kandidatja për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë), Rada Trajkoviq, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për incidentin e sotëm në Llaplesellë, ku është rrahur i riu Nikolla Rashiq.
“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.
Trajkoviq thotë se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.
“President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviq.