Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, nuk i ka shpëtuar një urimi të veçantë për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të realizuar nga një faqe e fansave, që ndërlidhet me imazhet nga performanca e saj në Kampionatin Botëror 2018.
Të përfshira në këto imazhe ishin gjithashtu performanca e saj në hitin ndërkombëtar “Bonbon” dhe “Redrum”.
Të gjitha këto fotografi janë punuar me hijen e flamurit të Kosovës të vendosura mbi to, duke përfaqësuar kështu suksesin e arritur të këngëtares së lindur e rritur në Kosovë.