Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar popullin e Kosovës me rastin e shënimit të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë.
“Dita e Pavarisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet”.
“ Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, shkruan ai në Facebook.