“Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në katër vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, këtë legjitimitet e ka pasur pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës njofton Klan Kosova..
“Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 për qind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive”.
“Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës”.
“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdha që i ka në këto momente Republika e Kosovës”.

















