Pas ankesave që pati, voton Milaim Zeka

E publikuar: 14/02/2021 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka arritur të votojë pak më parë pas ankesës që pati orë më parë, se nuk iu mundësua votimi derisa i njëjti vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Zeka i cili vazhdon të trajtohet në këtë klinikë për shkak të infektimit me COVID-19 ka shfrytëzuar të drejtën për votë me ndihmën e ekipeve mobile të KQZ-së të cilat po qëndrojnë në QKUK.

Madje Zeka gjatë ditës së sotme pati ankesa se shumë pacientë të cilët janë të shtrirë në QKUK, nuk po arrijnë të votojnë.

E ankesa të ngjashme kanë pasur edhe qytetarë të shumtë të cilët po mjekohen nëpër shtëpi nga koronavirusi.