Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nuk ka evidentuar ndonjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka njoftuar se deri në orën 15:00, kanë votuar 32.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Daka ka thënë se më 6 tetor 2019, për periudhën e njëjtë kohore kishin votuar 29.28 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.


















