Monumenti New Born pritet të marr pamje tjetër, raporton Ekonomia Online. Sivjet këtë monument do të mund ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në të. Kjo gjë zakonisht bëhet në prag të përvjetorit të pavarësisë me 17 shkurt. Ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e martën më datat 15 dhe 16.
Ideatori i këtij projekti Fisnik Ismaili tha se qytetarëve do tu mundësohet të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë.



















