Deri tani kanë votuar 408 të burgosur

E publikuar: 14/02/2021 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë se deri tani kanë votuar 408 të burgosur.Thaçi për Telegrafin ka thënë se të drejtë vote kanë 1 mijë e 351 të burgosur.“Për 1351 persona të burgosur me të drejtë vote SHKK e ka dorëzuar listën në KQZ. Nëpër të gjitha institucionet korrektuese deri më tani kanë votuar 408, procesi po vazhdon dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi”, potencoi ai.Ndryshe, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues.Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.Në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë, ndërsa numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.