Selimi qytetarëve: Dilni të votoni që ta rregullojmë ardhmërinë e Kosovës

E publikuar: 14/02/2021 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selimi Selimi, e ka mbajtur konferencën e radhës për media.

Ai tregoi që deri në ora 12:30, kanë dalur 8 për qind e popullsisë për të votuar.
Po ashtu ai bëri qytetarëve që të dalin të votojnë, në mënyrë që të rregullohet ardhmëria e Kosovës.
‘Deri në ora 12:30 kanë votuar 8 për qind e qytetarëve. Kemi edhe më pak se 7 orë për të votuar, andaj unë ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë për Ardhmërinë e Kosovës, ta tregojnë Forcën e Kosovës, për një Kosovë të sigurt dhe të paprekshme’
‘Po ashtu të kenë kujdes për shkak të kushteve atmosferike, por sa më shumë që dalin aq më mirë. Ne i ftojmë të gjithë ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për ta rregulluar ardhmërinë e Kosovës’, tha Selimi para medieve. /