IndeksOnline më parë publikoi njoftimin e kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili e ka konsideruar të papranueshme kërkesën nga Këshilli Qendror Zgjedhor që të largohen kamerat e sigurisë nga shkollat ku do të votohet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Jashari tha se drejtorët e shkollave kanë pranuar telefonata nga KKZ nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime nën arsyetimin se është “ veprim i kundërligjshëm në cënimin e lirive dhe të drejtave të votuesve dhe ushtrim ndikimi tek stafi zgjedhor nëpër Qendra të Votimit, përkatësisht Vendvotime”.
IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku është dhënë urdhëresa me urgjencë për KKZ-Skenderaj nga Nexhmendin Hyseni, zyrtar në KQZ: