Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në përmbyllje të fushatës zgjedhor tha të premten se LDK-ja ka kulturë demokratike për të respektuar institucionet shtetërore dhe publike dhe për t’i fuqizuar ato.
“Për Lidhjen tonë, shteti është mbi të gjitha. Ne jemi ata, të cilët në themelet e angazhimit politik kemi pasur gjithmonë zhvillimin e Kosovës, si shtet i të barabartëve dhe shtet i të drejtës. Ne respektojnë institucionet e shtetit dhe i fuqizojnë ato. Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe atëherë kur nuk na shkojnë përshtati. Sepse shteti ndërtohet duke e respektuar atë, duke punuar për të, duke e vënë interesin e shtetit mbi të gjitha”, tha Hoti.
Ai tha se jemi të përkushtuar për ta bërë më të mirën për shtetin, dhe ju garantoj se do ta bëjmë.
“Të mos keni asnjë dyshim. E kemi provuar historikisht tash e tri dekada. Por, ne asgjë nuk e marrim si të mirëqenë. Prandaj, asnjëherë nuk jemi ndalur së punuari për shtetin shtet”, shoi Hoti.
Ai i ka ftuar qytetarët, të të gjitha moshave, burra e gra, djem e vajza, të votojnë Lidhjen Demokratike, me numrin 132.
“Nga lista prej 110 kandidatëve, zgjidhni 5 prej tyre, që përfaqësojnë më së miri interesin tuaj. Vetëm në listën tonë i gjeni kandidatët më të përgatitur për drejtuar shtetin. Ne jemi të gatshëm, si gjithmonë gjatë tri dekadave, të marrim përgjegjësinë për shtetin, sepse dimë si të përballemi me sfidat që për ndërtimin e shtetit shtet. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shëndeti i qytetarëve është primar, prandaj edhe e kemi trajtuar dhe do ta trajtojmë me prioritet menaxhimin e pandemisë”, tha Hoti.
“Mos hiqni dorë nga e drejta juaj për të zgjedhur vetë. Ju e dini se vetëm me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, Kosova udhëhiqet me ndershmëri, me kushtetutë, me politika të qarta. Kosova ka nevojë për normalitet dhe stabilitet në qeverisje. Këtë e siguron vetëm vizioni dhe programi i Lidhjes tonë, që do të zbatohet me një ekip profesional. Prandaj, ju ftoj të na jepni besimin e juaj më 14 shkurt”, tha në fund kryeministri Hoti