Gigi duket për mrekulli në paraqitjen e fundit.
Gigi Hadid është emër shumë aktiv në rrjete sociale ditët e fundit, teksa ndan pjesë nga puna e saj si modele, shkruan lajmi.net.
Në fotografitë e fundit, ajo zbuloi pak nga fotosesioni që e realizoi për “Maybelline”, teksa shfaqet e veshur në të bardha duke pozuar në një dritare.
Kthehem tek mëngjeset e hershme në Nju Jork”, ka shkruar ndër të tjera Gigi, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit.
Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë, modelja solli në jetë një vajzë që e pagëzoi Khai.