Krasniqi: Kurti e fshiu historinë e tij, nuk e njeh as luftën çlirimtare

E publikuar: 08/02/2021 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Memli Krasniqi ka thënë se Kurti e ka fshirë historinë prej vitit 2009 deri në vitin 2014.

Krasniqi në Pressing të T7 tha se Kurti nuk e njeh as historinë e viteve të 90-ta e as luftën çlirimtare.

“Na e vlerësojmë që ka pasë një rrjedhë historike që ka ardhë deri të ky shtet që e kemi. Na nuk menojmë si Albin Kurti i cili sot e ka fshi historinë e tij prej 2009 deri në 2014.

Pse e ka fshi Albin Kurti historinë e tij? Sepse ai s’e njeh as historinë para tij. Ai si njeh as të 90-at, as luftën çlirimtare. Ai nuk e njeh as vetëvetën deri në 2014”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, ka ndërmarrë një aksion për të fshirë nga faqja zyrtare e saj të gjitha komunikatat që janë publikuar deri në vitin 2014.

Në mesin e komunikatave që është larguar nga faqja është edhe ajo e 3 prillit 2013, në të cilën Vetëvendosje thoshte se shteti i Izraelit është ngritur mbi krimin e drejtëpërdrejtë ushtarak e e konomik të ShBA-së e vendve tjera perendimore.