Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
IKSHPK-ja ka njoftuar se rastet e vdekjes janë nga Gjakova (84 vjeç), Prishtina (76-vjeç) dhe Prizreni (78 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 249 raste pozitive nga testimi i 2291 mostrave. Janë shëruar 274 persona.
Numri total i të vdekurve ka arritur në 1523, i të infektuarve në 62.258, ndërsa i të shëruarve në 54.042. Janë 6693 raste aktive.