Në emisionin “Pressing” në T7 po zhvillohet debat politik mes analistëve, shkruan Gazeta Express.
Derisa po flitej për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe UÇK-në, aktivisti Rron Gjinovci dhe gazetari Valon Syla patën një përplasje.
Derisa, Gjionvci fliste për Rugovën, iu ndërpre fjala nga Syla, i cili e pyet se “Rugova a është i PDK-së, apo i AAK-së”.
Gjinovci i kërkon t’ia lejojë të flasë.
“A bon me fol, lem t’foli. Lem t’i kryej argumentet. Po smunesh ti me mu me u shty, as asnjoni. Hiq s’munesh me u shty me mu. Ti nuk munesh me u shty me mu me bërtit. Mos um ndrroni këtu”, i thotë Gjinovci.
Ndërsa, Syla i thotë se është duke folur kot.















