Phillips: Njohja e Kosovës nga Izraeli, sinjal pozitiv për shtetet mosnjohëse

E publikuar: 03/02/2021 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti Amerikan për politikat e Ballkanit, David Phillips po e cilëson si historike marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Izraelit.

Sipas tij, kjo lëvizje nga Izraeli është mesazh për shtetet mos njohëse që ta ndërmarrin një veprim të tillë.

Phillips për RTV Dukagjinin thotë se padyshim se ky akt është një hap historik.

Phillips thotë se Izraeli mund të jetë një partner i mirë ekonomik i Kosovës.

Marrë parasysh se liderët tjerë politikë në Kosovë e kishin mirëpritur vendosjen e raporteve me Izraelin, Phillips thotë se është shumë pozitive që edhe Albin Kurti ka përshëndetur këtë marrëveshje.

Eksperti Amerikan për politikat e Ballkanit e kupton edhe zemërimin që vjen nga Ankaraja sa i përket vendosjes së ambasadës nga Kosova në Jerusalem.

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.