Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar listat zgjedhore të partive politike në të cilat do t’i hyjnë garës më 14 shkurt.
Lidhur me këtë, ndërsa temë diskutimi ishte moskandidimi i Albin Kurtit për deputet në këto zgjedhje, tashmë listës së Vetëvendosjes i prin Vjosa Osmani, por jo dikush që me vite i përkiste këtij subjekti, njofton Klan Kosova.