Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është formalizuar me një marrëveshje formale sot.
Kjo është përshëndetur edhe nga Shqipëria.
Në reagimin e Ambasadës së Shqipërisë thuhet se kjo është një tjetër konfirmim se shteti i Kosovës është i patjetërsueshëm.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit 🇽🇰🤝🇮🇱 është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸 për të gjithë mbështetjen!”.
















