Osmani: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme

E publikuar: 01/02/2021 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka përshëndetur aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, tha ajo.